Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë

HomeUncategorized

Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë

Bruksel – Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. 
Korçë /Arrestime dhe procedime penale për disa raste të shkeljeve dhe dhunës

Në Korçë u zhvillua një takim i rëndësishëm mes aktorëve dhe faktorëve kryesorë institucionalë e komunitarë, me fokus mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe frenimin e gërmimeve të paligjshme që po rriten ndjeshëm në zonat arkeologjike të qarkut.

Trashëgimia kulturore, e cilësuar si pasuria më e çmuar e Shqipërisë, vazhdon të përballet me sfida serioze si:

• Trafikimi i paligjshëm i objekteve kulturore

• Mungesë koordinimi ndërinstitucional

• Nevoja për rritjen e kapaciteteve të zbatimit të ligjit

• Ndërgjegjësim i ulët në komunitet

Në tryezë u theksua se gërmimet e paautorizuara, veçanërisht në vendndodhje të rëndësishme si varrezat monumentale të Selcës, jo vetëm po dëmtojnë shtresat arkeologjike, por po e ekspozojnë zonën ndaj trafikimit të mundshëm të objekteve me vlerë të lartë historike.

Ekspertët ngritën shqetësimin se legjislacioni aktual nuk e njeh gërmimin e paligjshëm arkeologjik si vepër penale, një boshllëk që sipas tyre lejon individët të kryejnë dëmtime pa u përballur me pasoja serioze ligjore.

Me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, projekti i prezantuar synon:

• Të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit

• Të trajnojë mbi 100 profesionistë të linjës së parë

• Të hartojë strategji sigurie për tre site arkeologjike

• Të realizojë fushata sensibilizuese për të rinjtë dhe komunitetin

Pjesëmarrësit theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit të strukturuar, ndërgjegjësimit të publikut dhe forcimit të kuadrit ligjor, trashëgimia kulturore e Korçës mund të mbrohet siç duhet nga dëmtimet dhe abuzimet.