Romina Xhaferi/Të dashur maturantë, qëndroni të qetë, pa stres, pa frikë, pa ankth….

HomeActual

Romina Xhaferi/Të dashur maturantë, qëndroni të qetë, pa stres, pa frikë, pa ankth….

Korçë/Një 41-vjeçar plagos me mjet prerës një shtetase
Alarm në Siçili – një qytezë e tërë në rrezik
E trishtë në Maliq/Një shtetas në afërsi të banesës së tij është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur

Nesër nisni me testimin e njihurive tuaja të marra gjatë këtyre 3 viteve , ku së bashku me mësuesit tuaj keni plotësuar një bagazh njohurish të cilat nesër do të shërbejnë për të hapur dyer e për të ngjitur shkallë graduale të suksesshme.

Më lejoni t’ju them një këshillë ,së pari miqësore dhe së dyti si arsimdashëse dhe mësuese së afërmi:
Ju lutem, përqëndrohuni në tezën tuaj të provimit dhe shpalosni njohuritë që ju keni përthithur pa menduar për nota e arritje, me vetëbesim dhe kurajo , pa ngritur kokën e pa përfolur as ambjentin, as monitorimin dhe as rregulloret!

Jini të qetë , pa stres, pa frikë, pa ankth….Rrugët e së ardhmes janë duke ju buzëqeshur dhe përkrahur, buzëqeshini edhe ju dhe behuni shkëlqimi i tyre!

Shumë suksese të dashur maturantë, yjet e së ardhmes! ✨✨✨✨

Mbështetësja juaj e përhershme,
Romina