Të flasësh për qënien njerezore nuk do të mjaftonin fjalet e një fjalori të tërë, dhe serish ajo është aq komplekse dhe e misterioze, sa që ne jemi të vetëdijshëm që jemi njerez dhe jetojmë në Tokë, por si erdhem?..Pse erdhem..? Sa do të qendrojme..!?.., keto ende nuk i kemi zbuluar.
Ne jetojmë cdo ditë, marrim frymë, gezohemi, qeshim, qajmë, bërtasim, përjetojmë ç’do emocion të mundshëm, qofshin këto vetë individualisht apo në marrëdhënie me të tjerët. Por.., e kemi pyetur ndonjëherë veten se pse i perjetojmë këto emocione?
A mos ndoshta këto janë misioni që ne jemi këtu në Tokë..!?
Po!.. unë kështu e mendoj! Njeriu ka erdhur në tokë me një mision të caktuar. Njeriu jeton me vetëdije, ndjenja e emocione, pozitive apo negative dhe të gjitha këto ndjesi duhet të shërbejnë që njeriu të ndertojë risi dhe të zbulojë si kërkues i vullnetshem gjëra të vogla e të mëdha. Ne jemi këtu për të ndërtuar marrëdhënie me veten dhe të tjerët dhe të krijojmë fryme bashkepunimi.
Jemi këtu për të dhuruar dhe për të marre dashuri njerezore dhe humanizem, por jemi ketu edhe për të krijuar debate e mosmarreveshje.
Po, ne jemi këtu edhe per tu ballafaquar me vështiresi, të mira e të keqija. Njeriu nuk ka vetem situata të këndshme, ka edhe situata jo shume të mira, dhe me të drejtë sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim jeta njerezore në Tokë.
Jeta ecen paralelisht, e mira me të keqen, e bukura me të shemtuaren, e drejta me genjeshtrën, drita me errësirën…Ne jemi këtu për të ndërtuar frymë të rë, të vazhdueshme e të ndryshueshme, për ta shijuar më pas e për ta trashëguar te pasardhesit tanë.
Ne jemi këtu për të lënë pasardhes duke iu bindur ligjit të natyres. Vetem kështu jeta do të jetë e vazhdueshme në Tokë dhe shpresa për të zbuluar se pse ne jemi vertet këtu, vetëm kështu mund të rritet.
Ne jemi këtu për të jetuar, për të ndërtuar dhe për të krijuar…por, jemi edhe për të prishur, për të dështuar, për të bërë gabime e katastrofa.
Jemi ketu edhe për tu ringritur sërish e për tu bërë më të fortë
Nuk jemi ende të bindur pse jemi në Toke?!
Pikerisht, ..Ne jemi ne Toke për të mos ndaluar se kerkuari “PSE” Ne jemi vertet ne Toke!..