Kur jeta të vendos para dy zgjedhjeve,njeriu pa vetëdije a me vetëdije bën tre zgjedhje:
Një zgjedhje me zemër ashtu si e ndjen,një zgjedhje me tru duke përdorur arsyen ,një zgjedhje për hir të rregullave të shoqërisë.
Duke bërë tre të tilla nga dy të mundshme, njeriu e ka plotësuar idealin e vet, me vetëdije a pavetëdije, s’ka rëndesi.
..Sepse në fund të fundit me vetëdije vetëm një do të pranojë , dy të tjerat bashkëjetojnë me të deri në fund.
Po pse njeriu mërzitet kur në një mënyrë a në një tjetër e arrin idealin e vet?
Epo e tillë është natyra e tij, e tillë është qenia njerëzore, kundërshtare dhe pranuese njëkohësisht e rregullave të natyrës,kontradiktore dhe zbatuese.
Njeriu mërzitet sepse është qenie e zgjuar, dëshiron t’i vendosë vetë rregullat e zgjedhjet, e nga ana tjetër kërkon bashkëpunim të përjetshëm me natyrën!
Njeriu mërzitet kur e arrin idealin e tij, atëherë kur kupton se mund të zgjedhë pavarësisht zgjedhjeve, se ai e ka fuqinë të zgjedhë tre nga dy, e do të donte të kishte fuqinë e natyrës…
~Romina Xhaferi