Renaldo Salianji/Mbi 130 lajme të postuara për një vrasje, kjo nuk është gazetari, kjo është kriminale, dhe AMA nuk mund të rrijë duarkryq!

HomeActual

Renaldo Salianji/Mbi 130 lajme të postuara për një vrasje, kjo nuk është gazetari, kjo është kriminale, dhe AMA nuk mund të rrijë duarkryq!

Maliq/Një shtetas vetëplagoset me armën gjahu në banesën e tij
5 shtator 1945, dokumenti tronditës/Kur dekorohej Aleksandër Rankoviç, vrasësi më madh i shqiptarëve në Kosovë
Në Maliq 14 punonjës ruajnë 10 fazanë/Meta rri-rri e ja fut ndonjëher kot..

Një baba u vra nga fëmijët e tij, për arsye që u takojnë atyre dhe drejtësisë, por ajo që media bëri dje, nuk është parë e as dëgjuar në asnjë vend vend të botës, asnjë manual gazetarie e as norme njerëzore. Një etje kriminale për gjak, që shkel mbi çdo parim të një shoqërie normale. Një marrëzi pa kuptim.

Në vetëm NJË MEDIA dje, nga mëngesi në darkë, për këtë ngjarje janë postuar:

-69 video në youtube
-28 postime në facebook
-8 postime në instagram
-3 story në instagram
-22+ lajme në web

Mbi 130 lajme të postuara për një vrasje, në më pak se 10 orë, ose 13 lajme në orë, ose një lajm në afërsisht 4 minuta.
Kjo vetëm oline, nuk po merrem me atë që ka transmetuar në televizion.

Këto vetëm NË NJË media. Po në të tjerat?
Kjo nuk është gazetari, kjo është kriminale, dhe AMA nuk mund të rrijë duarkryq!