Ndërsa dielli përhumbet tutje hapsirës malore të Gorës dhe Oparit , fushën mijra hektarshe të Maliqit e pushton nata e përhimtë. E dalngadalë ndizen dritat e qytetit tim.
Ashtu si disa xixëllonja në një natë vere.
Devolli rreshqet ashtu qetë-qetë si një fjongo e kaltër neper qytetin Tim.
Më tej gjarperon mes brigjesh shkembor në të dy krahët e Devollit.
Pas disa kilometrash, qetesisht bie në kaskaden e hidroçentralit të Moglices. Sa bukur është të përjetosh agimet dhe ditët me diell në Maliq.
Qytet i Vogel, por ndër më të bukurit në vendin tone. Pranë tij lumi, fusha dhe Malet që e qarkojnë atë
E jeta rrjedh e qetë në këtë qytet ëndrrash. Njerez të të gjitha brezave i japin gjalleri dhe freski. Fëmijë që gumezhijnë në onore të shkollave, më tej pensionistë qe rreken me domino, a muhabete qe i’u perkasin vetëm atyre.
Qyteti im është i ri, por Edhe i vjetër, ndoshta rrënjet arkeologjike e deshmojne atë ne Maliq, Sovjan, Podgorie që njihen historikisht si vendbanime te hershme.
Qyeti i do njerezit , por Edhe njerezit sa më Shumë atë. Në sofrën Maliqare Sheh të luhet futboll, të luhet teatër, të kendohet dhe vallëzohet, të shijosh ëmbelsirat dhe bakllavanë e nënave tona duararta.
Simbolika e qytetit Tim është, buka dhe sheqeri. Thonë se dikur këtu ishte Fabrika me e madhe e sheqerit. Eh! ..sa keq që koha e zhberi Këtë fabrikë. Tutje pak kilometra, një nga bukuritë më të rralla, ‘ PYLLI I FAZANËVE’ . Një perlë bukurie në prehrin e fustanelles të fushes së begatë që prodhon gjithcka Nga banoret puntorë të këtyre anëve.
Sofra Maliqare shquhet edhe për zakonet dhe traditat e mikpritjes e ndoshta në këto anë mund të kete lindur edhe ajo shprehja “ SHTËPIA ËSHTË E ZOTIT DHE E MIKUT”.
Plagët e emigracionit e prekën thelle dhe këtë zonë kaq të bukur dhe të këndshme.
Me dhjetra e qindra familje si disa zogj shtegëtare fluturuan tutje për një jetë me te mire, por kurrë nuk i harruan trojet e lindjes.
Bashkia e Maliqit ka nje hapsirë të kënaqëshme, prej maleve të Dusharit e deri rrezë Malit të Thatë, krahë për krahë duket sikur hedhin
Valle këto male e kodra pranë Sofres së Bukur Maliqare…