Qendër e re shëndetësore në Kreshpanj, investim i rëndësishëm për komunitetin
Një tjetër investim në shërbim të qytetarëve është realizuar në Njësinë Administrative Pojan, ku është ndërtuar qendra e re shëndetësore në fshatin Kreshpanj.
Ky projekt është bërë i mundur falë financimit të Gysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke sjellë kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e zonës.
Qendra e re synon të përmirësojë ndjeshëm aksesin në kujdesin parësor, duke garantuar ambiente moderne dhe shërbim më cilësor për komunitetin lokal.
Me këtë investim, numri i qendrave shëndetësore të ndërtuara në territorin e Bashkisë Maliq, falë mbështetjes së Gysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkon në 9, duke dëshmuar një bashkëpunim të suksesshëm në funksion të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.
Pritet që kjo qendër të jetë një lehtësim i madh për banorët e Kreshpanjit dhe zonave përreth, duke reduktuar nevojën për të udhëtuar drejt qyteteve për shërbime bazë shëndetësore.
