Korçës dhe Maliqit i duhet një njeri që di ç’është njerëzillëku, Ja Pse duhet të votosh Arian Jaupllarin..

HomeActual

Korçës dhe Maliqit i duhet një njeri që di ç’është njerëzillëku, Ja Pse duhet të votosh Arian Jaupllarin..

Arjan Jaupllari/Maliqi është një zonë punëtore që meriton shumë..
Dhunoi Bashkëshorten, Komisariati i Policisë Maliq, kapi dhe ndaloi një shtetas
Po na gënjejnë për 1 prill/Çfarë mendojnë pesionistët për rritjen e pesioneve?

Së pari, Korçës i duhet një njeri, që di ç’është njerëzlliku.


Të jesh altruist nuk është e thjeshtë dhe jo kushdo mund t’a bëj, se t’a bësh këtë do të thotë të vësh te tjerët para vetes, do të thotë te jesh pjesë e shqetësimeve te tyre e t’u përgjigjesh nevojave të tyre, para rehatisë tënde, e pa pritur asgjë në këmbim.
Nëse do pyesja çdo njeri që njeh Arianin nga pranë e së largu, do dëgjoja nga një histori personale të tyren, ku një herë në jetë e ka telefonuar dhe ai ka qenë aty për të, ky është fakt.


Ariani është Ariani, ai nuk është ashtu siç është, sepse pret që të tjerët ta shpërblejnë.
Ai ushqen shpirtin e tij, kur ndihmon të tjerët.
Unë mbështes Arianin sepse unë zgjedh të votoj, një njeri real me fytyrë dhe karakter, që ka qënë dhe është koherent, i njëjtë ndër vite.


Nuk mund të votoj njerëz, që interesat e veta i vënë gjithmonë të parat. Ata që pikërisht tani në këtë moment u kujtuan për ty, erdhën dhe trokitën per ty, se ti i duhesh. Ata të cilit, teksa u ndan hallin dhe i hap zemrën, të presin ç’do ofrosh për të marr në këmbim ç’kërkon.
Sa te tillë njihni? Pafund…
Sa njihni si Ariani? Rrallë… e gjithnjë e më rrallë fatkeqësisht…
Zgjidh një njeri, telefoni dhe dera e te cilit do të rrijë hapur për ty, edhe pas datës 11 Maj.


Ariani sot po bën fushatin e tij për kanditaturën per deputet, dhe shpresoj t’i shpërblehet ajo çfarë ka merituar gjithë keto vite.
Zoti qoftë me ty, e ke risk këtë realizim tëndin, e uroj që njerëzit t’a zgjasin dorën tek ti, me votë, siç ti u ke dhënë një krahë per tu mbeshtetur kur kanë pasur nevojë.
Mirënjohja, merita, vlerat, ka ardhur koha të marrin vëndin qe meritojnë.


Nuk mund t’ia lejosh vetes asnjëherë që asnjë lek, asnjë premtim bosh, asnjë mashtrim i çastit, të errësoj mëndjen edhe për 4 vjet rradhazi.
Ti, miku im i njohur dhe i panjohur, me votën tënde, edhe nëse nuk e njeh Arianin, jepi vetes një mundësi.
Keni parë ç’keni parë, provo një mundësi të re.


Unë votoj për Arian Jaupllarin. Voto dhe ti miku im, voto me zemër.