Projekti “Kinemaja në Rajone”, filmi “Një jetë me ty” shfaqet në Korçë

HomeCulture

Projekti “Kinemaja në Rajone”, filmi “Një jetë me ty” shfaqet në Korçë

Grant programme, “EU4Culture” monitoring visits to assess progress
Thesaret e Maliqit, vendbanimi prehistorik që u bë hambari i dytë i Shqipërisë
Gonxhja: Do të kemi tjetër vëmendje për zgjidhjen e burokracive e çështjeve që mbanin pezull prej vitit 2019 projektin e rijetëzimit të Kullës dhe Muzeut të Prek Calit

Filmi “Një jetë me ty” i regjisorit Erion Kame, u shfaq të hënën paradite për publikun në sallën e Teatrit të Kukullave – Korçë, në kuadër të projektit “Kinemaja në Rajone”, si një bashkëpunim mes Qendrës për Hapje dhe Dialog COD dhe qendrës “Cinespia 67”. Në këtë film trajtohet jeta e një çifti të martuar prej 10 vitesh, që tregojnë historinë e marrëdhënies së tyre që prej kohësh është në krizë. Situata ndërlikohet edhe më shumë dhe shkon deri në proces divorci, por koha që kalojnë larg njëri-tjetrit i bën të rizbulojnë njëri-tjetrin dhe të marrin një vendim të ri për fatin e tyre dhe të fëmijëve. “Ky film u mirëprit me shumë interes nga publiku”, thuhet nga COD. Filmi “Një jetë me ty” është një komedi satirike. Një prodhim kinematografik i vitit 2021 me skenar dhe regji nga Erion Kame, filmi u shfaq më parë edhe në ciklin e takimeve “Forumoteka” në COD më 1 mars 2024.  Aktorë në role janë Dritan Arbana, Ajsi Xhaxhaj, Sindi Leka. Regjisori Erion Kame i nisi xhirimet në vitin 2018 për filmin artistik me metrazh të gjatë, kategoria indipendent “Një jetë me ty”. Me skenar dhe regji nga Erion Kame, filmi është një prodhim i shtëpisë kinematografike “Black Box Films” me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). Erion Kame është një regjisor i njohur i skenës sonë teatrore, por në aktivitetin e tij janë dhe prodhimet kinematografike. Në COD pranë kryeministrisë zhvillohen herë pas here veprimtari të ndryshme për publikun.  Në vijim të këtyre veprimtarive në COD po zhvillohen dhe takime për ciklin “Forumoteka”, ku shfaqen filma të ndryshëm që janë realizuar nga regjisorët shqiptarë prodhuar ndër vite.

/gazeta_sot