Policia Korçë/Arrestohen disa shtetas..

HomeActual

Policia Korçë/Arrestohen disa shtetas..

Korçë/17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza
Maliq/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, proçedohet një 42-vjeçar
Maliq/Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, ndërron jetë një shtetase

DVP Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec, bëri ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për shtetasin K. A., 53 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.

Gjithashtu, arrestoi në flagrancë shtetasin E. R., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur, te cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në fshatin Menkulas,Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. I. 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 42-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të bërë testin e alkoolit.Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. P., 42 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka kanosur me një mjet prerës një 40 vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme