Një finale e parakohshme është përcaktuar në raundin çerekfinal të Europianit. Përballë do të jenë Spanja dhe Gjermania, dy skuadrat më në formë të momentit në këtë kompeticion.
Spanja është çerekfinalistja e radhës e Euro 2024, pasi fitoi me përmbysje ndaj Gjeorgjisë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin debutuesit falë një autogoli të Normand.
Gjeorgjia rezitoi deri në minutën e 39-të, kur Rodri shënoi edhe golin e barazimit.
Me fillimin e pjesës së dytë “La Roja” e nisi vrullshëm dhe Ruiz kaloi ekipin në avantazh. Nico Williams shënoi dhe të tretin, teksa Dani Olmo vulosi fitoren 4-1.
Në çerekfinale spanjollët I prêt Gjermania, e cila u kualifikua pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës.
Për sa i përket duelit mes spanjollëve dhe gjermanëve, ai do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin e Shtutgartit, ku të dyja kombëtaret do të luajnë gjithçka për gjithçka për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.
/gazeta_sot