Parashikimi i motit për sot/ Shi dhe vranësira, ulen temperaturat

HomeActual

Parashikimi i motit për sot/ Shi dhe vranësira, ulen temperaturat

Rogëcët e Pojanit: Një Pasuri e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike
Korçë/16 – vjeçarja dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj. 
Maliq/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, proçedohet një 42-vjeçar

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të…

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri të dendura. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12 m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore -2 deri 12°C

në zonat e ulëta 0 deri 16°C

-në zonat bregdetare 4 deri 16°C

/Gazeta_shqip