Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë që kanosi gruan me thikë

HomeActual

Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë që kanosi gruan me thikë

Primaret/ Rezultatet për qarkun e Korçës, ja kandidati më i votuar
Korçë/16 – vjeçarja dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj. 
Endri Axhi/Ariani fitoi më shumë se një mandat Deputeti

Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/gazeta shqip