“Paketa e Maleve”, Maliqi dhe zonat e reja të zhvillimit ekonomik

HomeMaliq

“Paketa e Maleve”, Maliqi dhe zonat e reja të zhvillimit ekonomik

HISTORIA E FSHATIT PODGORIE ,ME TRIMA QË KONTRIBUAN PËR MBROJTJEN E KRAHINËS…
Rrushi, trashëgimi dhe pasion – agronomi Pëllumb Muçollari në Fshat Maliq
Korça Lajme/Të merr malli të mbash në krahë një fëmijë/ Fshati Tërovë preket nga fenomeni i braktisjes

Bashkia Maliq është përfshirë në programin “Paketa e Maleve”, një iniciativë e Agjencisë së Medias dhe Informimit (MIA), që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe rurale.

Sipas të dhënave të publikuara, territori i Bashkisë Maliq është ndarë në disa zona kryesore zhvillimi. Zona nr.1 përfshin Maliqin (qendër), Libonikun dhe Pirgun, me një sipërfaqe prej 1,600.26 hektarësh. Ndërkohë, zona nr.1/1 përfshin të njëjtën hapësirë me një sipërfaqe të ndryshuar prej 1,074.69 hektarësh.

Në program përfshihet edhe zona nr.2, e cila mbulon Vreshtasin dhe Pojanin, me një sipërfaqe prej 1,775.48 hektarësh. Gjithashtu, pjesë e paketës janë edhe njësitë administrative Moglicë dhe Gorë, përkatësisht zonat nr.3-7 me 828.92 hektarë dhe zonat nr.8-10 me 982.88 hektarë.

“Paketa e Maleve” synon të nxisë investimet, zhvillimin e turizmit, bujqësinë dhe aktivitetet ekonomike në zonat me potencial natyror dhe turistik, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi për komunitetet lokale.

Screenshot