“Night to Shine” në Maliq, mesazh për dinjitet dhe përfshirje për personat me aftësi ndryshe

HomeUncategorized

“Night to Shine” në Maliq, mesazh për dinjitet dhe përfshirje për personat me aftësi ndryshe

Besnik Bedollari – Mësuesi i përkushtuar për të ndarë dije dhe dashuri për nxënësit dhe komunitetin
Ndryshime në bashkinë Maliq – ja kush janë 5 administratorët e rinj
Policia e Qarkut Korçë – Uniforma e Besimit dhe Garancia e Sigurisë Publike

“Night to Shine” është aktiviteti ndërkombëtar që gëzoi në Maliq më tepër se 150 persona me aftësi të kufizuara, sindromën down dhe autizëm

Për pastor Plator Çollaku, janë këta persona që kanë nevojë për më tepër vëmendje dhe dinjitet

Sinkron
Plator Çollaku
“është një event botëror që zhvillohet në 51 shtete të SHBA dhe 67 shtete të ndryshme të botës. Ne duam të kemi të mirën e qytetit tonë e këta fëmijë të përparojnë, të vendosim dinjitetin aty ku duhet. Do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar me prindër e aftësi ndryshe, afërisht 150 vullnetare. Eventi nuk konsiston në një mbrëmje, nuk është vetëm një natë për të shkëlqyer, por për rritjen e ndërgjegjes për ti pare ata njerëz me dinjitet e plot vlerë “

Institucionet duhet të bëjnë me tepër për këta persona, thotë specialistja e fushës

Rezarta Zenunllari
Specialiste e PAK
” familja e tyre është kryesore për rritjen dhe edukimin por me e rëndësishme do ishte për ta të kishin mbështetje dhe nga organizata të tjera, shteti, të gjithë ata që mbështesin personat ndryshe. Ne kemi parë që janë njëlloj si ne por vetëm disa gjëra që i bëjnë të veçantë në fizikun e tyre nuk do të thotë të mos jenë si të tjerët, të punësuar e dashur. Duhet mbështetje më e madhe “

Prefektja e Korçës është nëna e një fëmije ndryshe. Ajo pranon që instancat shtetërore duhet të bëjnë shumë më tepër, për këta fëmijë dhe familjet e tyre

Florinda Zegullaj
” është bekimi i jetës time, motivi që të bëj çdo ditë me të mirën, për familjet që kalojnë kalvare. Lus Zotin qe ne rolin e Prefektes të qarkut të Korçës të më krijohet mundësia që prindërit që janë këtu sot, mos bëjnë pyetjen çdo ndodhë me fëmijët tanë kur ne mos jemi më? Ma besoni kjo është pyetje që e bëjmë çdo ditë vetes dhe ende nuk gjejmë përgjigje e nuk kemi luksin as të vdesim. Të gjithë këta individë me potencial të jashtëzakonshëm kanë nevojë të trajtohen me dinjitet dhe gjithë përfshirjen sociale “

“Night to Shine” nuk përfundon me fikjen e dritave të sallës por vazhdon çdo ditë, në mënyrën si institucionet zgjedhin të trajtojmë, të mbështesin dhe të përfshijnë ata që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e gjithësecilit.