Ngjarje e rëndë në Maliq –Ndërron jetë 14-vjeçari qe u plagos me thikë

HomeActual

Ngjarje e rëndë në Maliq –Ndërron jetë 14-vjeçari qe u plagos me thikë

Në Maliq 14 punonjës ruajnë 10 fazanë/Meta rri-rri e ja fut ndonjëher kot..
E pazakontë në Pogradec/ I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat me qëllim për ta dëmtuar, në hetim fermeri (Emri)
Arian Jaupllari/Një emër i spikatur në politikën dhe administratën publike.

Një sherr mes dy adoleshentësh në Maliq ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e sotme. Viktima, 14-vjeçari E. Xh., ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra me thikë.

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.