“Liri dhe Transformim”, një festival idesh, letërsie dhe arti

HomeCulture

“Liri dhe Transformim”, një festival idesh, letërsie dhe arti

Changes in the book law, reduction from 5 to 3 copies of publications in the National Library
Gora dhe kontributi i saj gjatë luftës Nacionaçlirimtare
Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ndahet nga jeta, dy ditë zi kombëtare

Një festival idesh, letërsie dhe arti pritet të zhvillohet këtë vit në vendin tonë. Festivali do të jetë në Tiranë dhe Durrës, dhe kurohet nga shkrimtarja Lea Ypi. Për festivalin u shpreh dhe ministri Blendi Gonxhja, sipas të cilit nuk do të mungojnë dhe të ftuarit special. ““Liri dhe Transformim”, një festival idesh, letërsie dhe arti, për herë të parë këtë vit në Tiranë e Durrës, kuruar nga shkrimtarja e studiuesja e njohur Lea Ypi dhe ekspertja e artit dhe kulturës me një eksperiencë shumëvjeçare ndërkombëtare, themeluesja e EA Festival, Joanne Ooi së bashku me Jacky Forsyth e në bashkëpunim me British Council! Sinergji bashkëpunimi për të promovuar letërsinë e leximin përmes të ftuarve special”, shprehet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në rrjete sociale, që ka ndarë dhe foto nga takimi me organizatorët. Lea Ypi ka lindur në Tiranë. Ajo është profesore e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.Ndër botimet e saj të shumta janë “Global Justice and Avant-Garde Political Agency”, “The Meaning of Partisanship” (me Jonathan White), etj. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë leksione si e ftuar, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, ??Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.

/gazeta_sot