Korçë/ Procedime për drogë, mashtrim e vjedhje. Konflikt mes dy të miturve për rrjetet sociale

HomeActual

Korçë/ Procedime për drogë, mashtrim e vjedhje. Konflikt mes dy të miturve për rrjetet sociale

Kalaja e Gradishtës në Symiz, një trashëgimi e lashtë
Maliq/Aksidentohet mjeti bujqësor, dëmtohet një 60-vjeçar
Reshjet e shumta shkaktojnë rrëshqitje dherash në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, rruga hapet për qarkullim

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije se gjatë veprimeve të fundit janë referuar disa materiale në Prokurori për vepra të ndryshme penale, ndërsa në disa raste janë shpallur edhe persona në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve nisën procedimin penal ndaj shtetasit S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. I riu u konstatua nga shërbimet e DVKM Korçë në fshatin Qatrom, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se në muajin nëntor 2025 i ka blerë një automjet shtetasit E. B., duke e mashtruar për kryerjen e pagesës.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec shpallën në kërkim shtetasen M. D., 36 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq. Ajo dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel në qytetin e Pogradecit, ndërsa vijon puna për kapjen e saj.

Në një rast tjetër, më datë 02.02.2025, në fshatin Voskopojë, është regjistruar një konflikt mes një 16-vjeçari dhe një 14-vjeçareje, i nisur për shkak të mosmarrëveshjeve në rrjetet sociale. Rasti është trajtuar në prani të punonjësve socialë, psikologut dhe avokatëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për vijimin e veprimeve ligjore.