Korçë/Procedime penale për disa shtetas në qark: nga droga dhe dhuna familjare e deri tek prerja e paligjshme e druve dhe shkelja e monatoriumit të gjuetisë

HomeUncategorized

Korçë/Procedime penale për disa shtetas në qark: nga droga dhe dhuna familjare e deri tek prerja e paligjshme e druve dhe shkelja e monatoriumit të gjuetisë

Maliq/56-Vjeçari dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin derës së banesës të një shtetasi
Zbulohet bazë e fshehtë e lojërave të fatit me makineta, arrestohen dy persona në Korçë dhe shpallet në kërkim një tjetër
Agjencia e Shërbimeve Publike/Kush i shkakton zjarret dhe cilat janë veprimet kryesore gjatë zbulimit të zjarrit në pyje/kullota. (Masat që duhet të merren).

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Gj. L., 52 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. K., 24 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë xhaxhanë e saj dhe ka thyer disa shishe vere në biznesin e tij.

Ndërkohë, në Pogradec u proceduan penalisht:

  • O. S., 32 vjeç, banues në Pogradec, i kapur duke transportuar me kamion 25 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme;
  • Dy 17-vjeçarë, të cilët dyshohet se janë konfliktuar me një 16-vjeçar për motive të dobëta.

Në Maliq, Policia referoi materialet për:

  • K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
  • M. P., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 30-vjeçar;
  • Një 15-vjeçar, i cili ka gjuajtur me shuplakë një 6-vjeçar.

Në Devoll, u proceduan shtetasit G. G., 70 vjeç dhe Z. Ç., 54 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën duke qëlluar me armë gjahu që i dispononin me leje, në kundërshtim me monatoriumin e gjuetisë. Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.