Jam një qytetar i thjeshtë/Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca

HomeUncategorized

Jam një qytetar i thjeshtë/Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar para pak minutash me urdhër të SPAK.
DVP Korçë/ Arrestohen disa shtetas për vepra të ndryshme penale..
Maliq/Një e mitur largohet nga banesa, ja çfarë deklaron policia

Jam një qytetar i thjeshtë/Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca

“Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca”
Jam një qytetar i thjeshtë. Si shumë të tjerë, punoj, mundohem të mbaj familjen, të paguaj faturat dhe të jetoj me ndershmëri. Kur vijnë zgjedhjet, më lind një pyetje e thjeshte: pse vazhdojnë të na përfaqësojnë njerëz që s’kanë lidhje me realitetin tonë?

Shikoj listat e kandidatëve dhe më kap trishtimi. Shumë prej tyre janë pa arsim, pa përvojë, pa dinjitet. Disa s’dinë të lidhin dy fjalë. Të tjerë vijnë me një gjuhë agresive, me sjellje rrugaçësh, e të pashkolluar, por me sigurinë e atij që e ka pushtetin në xhep. Kjo nuk është përfaqësim – është përçmim.

Më vjen keq, por unë nuk mund t’ua jap votën. Nuk mund të pranoj që dikush që s’dinë çfarë është ligji, që s’ka dëgjuar kurrë hallet e njerëzve, të flasë në emrin tim. Nuk dua që fëmijët e mi të rriten duke parë se për të bërë politikë, mjafton të jesh mik i dikujt, ose i zhurmshëm.

Unë dua që zëri im të dëgjohet. Dua që në Kuvend të shkojë dikush që ka lexuar, që ka punuar, që di çfarë është përgjegjësia.

Dua që Votën tja jap dikujt që ka qënë pranë njerzve, dua atë që me ka qëndruar pranë. Nuk dua të detyrohem.

Nuk kërkoj të pamundurën – kërkoj që të përfaqësohem nga njerëz të ndershëm, të edukuar, që e duan vendin dhe respektojnë popullin.

Ky është vendi im. Nuk është pronë e askujt. Dhe vota ime këtë herë do të shkojë për dinjitetin, jo për listat e turpit.

Sh.M