I dënuar me mbi 2 vite burg për mashtrim, arrestohet banori teksa ndodhej në shtëpinë e Big Brother Vip Albania

HomeActual

I dënuar me mbi 2 vite burg për mashtrim, arrestohet banori teksa ndodhej në shtëpinë e Big Brother Vip Albania

“Rest Less”: Shqipëria në radarin e 2024 për pushime
Devoll/23-vjeçari dhunon vjerrën
Maliq/Humb jetën 45-vjeçari nga zëmblaku, duke pastruar armën i është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën

Njoftimi i policisë

Tiranë

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të

cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.