Historia e rrallë kur thahej këneta e Maliqit, ku vdiqën 63 të dënuar politikë

HomeActual

Historia e rrallë kur thahej këneta e Maliqit, ku vdiqën 63 të dënuar politikë

Ishte shpallur në kërkim, ndalohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas
Maliq/62-Vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë..
Policia Korçë/Arrestohen disa shtetas..

NGA: ALBERT Z. ZHOLI

Këneta e Maliqit është një ngjarje historike e cila i referohet së ashtuquajturës “organizatës sabotatore” në tharjen e kënetës së Maliqit në vitin 1946. Për tharjen e saj u angazhua një grup inxhinierësh, si: Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Vasil Mano dhe Zyrika Mano. Ata u ekzekutuan nga pushteti popullor i asaj kohe si spiunë dhe sabotatorë të sistemit totalitar në Shqipëri. Për të tharë kënetën e Maliqit u ngrit burgu i Vloçishtit. Ky burg famëkeq u mbush me të dënuar politikë, tregtarë, klerikë. Këneta u tha me gjak! Ky kamp mori 63 jetë njerëzish, pra 63 viktima të pafajshme. Puna për bonifikimin e kënetës nisi në qershor të vitit 1946. Ka pasur dhe në kohën e mbretërisë një projekt për tharjen e saj, por që nuk u zbatua nga kundërshtimet e inxhinierëve korçarë, që sipas tyre nuk duhej të thahej, por duhej të ndërhyrë, për shëndetësimin e saj dhe të mbetej si një pasuri natyrore me vlera për zonën. Por u vendos që këneta të thahej për 6 muaj dhe i tërë uji i saj të derdhej në shtratin e lumit Devoll. Faza e parë dështoi. Për dështimin e saj u sajua grupi i sabotatorëve, ku një pjesë e tyre mbetën në kënetë. E ashtuquajtura fazë e pare, mbaroi në nëntor të vitit 1947 kur u ngrit ndërmarrja bujqësore e Maliqit, u ndërtua qyteti i Maliqit dhe kombinati më vonë.

Çudia

Për tharjen e kënetës së Maliqit punonin dy kategori sipas politikës së kohës. Kategoria e parë ishin aksionistët nga gjithë vendi dhe, nga ana tjetër, të dënuarit politikë apo agjitacion propaganda. Pra ishin në dy kampe nga i njëjti popull, i njëjti vend, midis tyre dhe me lidhje gjaku. Pas pune të dënuarit shkonin në burg pa të drejta dhe të tjerët argëtoheshin në mbrëmje dëfrimi. Pra, të rinjtë aksionistë që punonin zbathur, në mbrëmje, nën tingujt e një fizarmonike kërcenin e bënin ballo. Aksionistët ishin njëra anë e medaljes. Këta flinin nëpër çadra fillimisht e, më vonë, ngritën fushim të rregullt. Nga ana tjetër, të burgosurit politikë i vunë të ngrenë urën e madhe të Maliqit. Në këtë urë humbën jetën Profesor Bego Gjonzeneli, të rinjtë Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Fadil Xhindi, juristi Mark Temali.