Fshati Podgorie, i cili shtrihet përgjatë rrëzës së Malit të Thatë është territor në skajin më verior të Bashkisë Maliq-Rrethi Korçë, dhe është një nga fshatrat me numërin më të madh të popullsisë në këtë Bashki. Por, ajo çka e bën dhe më të vecantë këtë fshat, është pikërisht historia shumë e lashtë e tij, si dhe luf.trat patriotike që ka zhvilluar ndër vite për mbrojtjen e trojeve për liri e pavarësi nga Xhonturqit apo pazarllëqet e vendeve që dolën fituese nga Lufta e Parë Botërore; ky fshat mendohet të jetë banuar që në periudhën e Neolitit të Hershëm(6000-3000 vjet p.k/para Krishtit).
Kjo lidhet me gjetjet e shumta arkeologjike në formën e qeramikës dhe të veglave të shumta të punës prej stralli dhe një gozhdë guri, të cilat mendohet të jenë përdorur nga njerëzit e kësaj periudhe. Historia e zonës së Malit të Thatë ka një të kaluar të shkëlqyer luftarake për mbrojtjen e territoreve, kjo falë popullit të saj patriot dhe figurave patriotike që ka nxjerrë kjo krahinë.
Lë të përmendim këtu, kontributin patriotik të Sul Starovës, në krahinën e Gorës dhe Mokrës e mbi të gjitha e kapedanit të zonës Bendo Shapërdani, bir i nje familje te thjeshte fshatare nga Peshkëpia e Pogradecit, qe udhehoqi luftetarët shqiptarë kunder hordhive osmane të komanduara, nga Ahmet Pasha i Ohrit.
Ushtria Osmane nën drejtimin e Pashait të Ohrit, bashkë me 40 mijë jeniçerë (ushtarë turq shumë të stërvitur, që rrinin në oborrin e Sulltanit) u mund dy herë nga Suli i Starovës e Bendo Shapërdani në vitet ’80-’90, të shekullit të XIX, të cilët u bënë miq dhe luftuan bashëkrisht për mbrojtjen e territorreve shqiptare nga pushtimi otoman.
Dhe që nga ajo koha krenarisë së Bendos iu këndua nga populli dhe më pas në letërsinë e mëvonshme:
“Lufton Bendua veti i dhjetë,
Atje në Gurët e gjetë.
Seç u ngrit një tym përpjetë,
Lufton Bendua vet i dhjetë.
Qaj moj Peshkëpi e shkretë”…
Në krahinën e Gorës, çetat patriotike të Shahin Matrakut, Kajo Babienit dhe Ismail Dërdushës kishin një reputacion shumë të lartë dhe e shtrinin veprimtarinë e tyre në Ohër e Manastir.
Zona e Malit të Thatë kishte një rëndësi të veçantë dhe startegjike për armiqtë e Shqipërisë dhe krahinës në fjalë. Ajo përbente një rrugëkalimi nga perendimi në lindje dhe shërbente edhe si çerdhe strehimi. Në vitin 1889 në Malin e Thatë mbi Podgorie u zhvillua një betejë e ashpër mes çetës së Shahin Matrakut dhe Osmanllinjve. Turqit rrethuan çetën mbi Podgorie, por çeta doli nga rrethimi; por një nga luftetaret mbeti i vrarë. Dhimbjen për shokun e vrarë, luftëtarët e çetave e shprehën me këngën:
“Ne Malin e Thate nje tabor nizamë,
Na rrethuan çetën.
Rethimin e çamë,
Dikja me Hilminë u sulën te parë,
Dike kapedani na mbeti i vr.arë…
Xhonturqit, të revoltuar dhe tē kapluar nga mërzimi, ne vitin 1909, u përpoqën të ndalonin veprimtarinë e çetave dhe organizimeve nacionale dhe nisën luftën për likujdimin e çetës së kapedan Kajo Bobienit dhe asaj të Ismail Derdushës, i cili ishte nipi i Kajo Babienit.
Forcat e kajmekanit të Pogradecit në pranverë të vitit 1911 luf.tuan ashpër me çetën e Ismail Dërdushes dhe çeta e Ismailit e vuri përpara dhe e ndoqi ushtrinë e ekspedites deri ne Vërdove në hyrje të Pogradecit. Por këtë humbje nuk e harroi kajmekami. Çeta e Ismail Dërdushes strehohej në Podgorie dhe në mes të dhjetorit 1911 kur kishte gati dy metra borë, kajmekeni pasi e zbuloi, dërgoi forca të shumta e rrethoi fshatin, por çeta doli nga rrethimi. Gjatë luftimeve mbeti i plagosur në fund të fshatit një nga luftëtarët, trimi Seit Zagorçani. Ismaili me të marrë vesh që shoku mbeti i plagosur kthehet dhe e merr në shtëpi. Duke iu ngjitur kodrës me te plagosurin, qëllohet nga i mori plumbi te dy dhe mbetën monument i bardhë në mes të borës. Populli u këndon:
Podgori e shkretë,
mbushur me nizamë,
Qaje nenë qaje Ismail Kapedanë,
Mbeti bashkë me trimin,
Seit Zagorçanë.
Qaje nenë qaje Ismail Kapedanë,
Gunën të dhirtë,
kepucët me anë.
Qaje nenë , qaje Ismail Kapedanë…
Më 7 maj 1919, pasi kishte përfunduar Lufta e Pare Botërore u mbajt në Podgorie një miting proteste, kundër padrejtësive që po i bënin ndarjes së trojeve shqipëtar, ku Pogradeci synohej të merrej nga Serbia; në këtë miting morën pjese mbi 3000 vetë te ardhur nga fshatrat e Gorës, Mokrës dhe Pogradecit. Nga mitingu iu dërgua presidentit të Francës një notë, thelbi i së ciles konsistone në kerkesën e shqiptareve për të ndaluar Serbinë të hynte në viset dhe trojet tona. Gjithashtu në këtë notë proteste shprehej qartë gatishmëria e shqiptarëve për të mbrojtur me gjak dhe me jetë këto troje kundër pazarllëqeve që bënin shtetet e Evropes në dëm të trojeve shqiptare. Delegacioni i SHBA-ve mbrojti te drejtat e Shqipërisë per Korçën dhe Pogradecin bashke me rrethinat e tyre.