Historia e banorëve që erdhën në Korçë më 1860.

HomeActual

Historia e banorëve që erdhën në Korçë më 1860.

E trishtë në Korçë/Një shtetas dyshohet të jetë vetëvarur
Fotoja virale/ Zjarrfikësit të rraskapitur shtrihen në tokë për të pushuar!
Korçë/Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Skënderbeu”-“Partizani”, një 16-Vjeçar ka hyrë në fushën e futbollit, pa autorizimin përkatës.

Nga Vepror Hasani.

Në qytetin e Korçës vinin shpesh njerëz nga fshatrat përreth, nga zona disi më të largëta, por edhe nga veriu dhe jugu me një ëndërr
të madhe; të merrnin një dyqan me qira, të bëheshin tregtarë të mëdhenj e të ecnin përpara.
Kishte edhe nga ata që vinin për të gjetur një punë, të krijonin një familje e të qëndronin larg halleve
të mëdha. Korça ishte një qytet i qetë dhe i sigurtë, ofronte mundësi të mëdha për këdo që vinte të jetonte. Një nga dyqanet e famshme të Korçës ishte “Dyqani Rakos”, i cilishte nga Gjirokastra.
Edhe faramacisti i njohur i Korçës, Besim Efendiu, nga ky qytet ishte. Mehmet Ali Dibra, (dibran) mbahet mend si një nga intelektualët më në zë të Korçës.
Tregtarët gegë u bënë të
famshëm për ëmbëlsirat që
prodhonin dhe hallvën gege. Edhe sot i gjen në Korçë pasardhësit e
tyre.
Ja çfarë kujton me nostalgji, poeti dhe shkrimtari Vangjush Ziko:
“Restoranti – popullor – Abdurahim e Shaqir Gegës kundërmonte erë bulmet, hallvë dhe sytliaç”
(Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 38)
Gjithashtu, në vijim të kujtimeve të fëmijërisë, Ziko shkruan:
“Gëzim i veçantë për ne fëmijët ishin gegët hallvaxhinj të qytetit,
që mbanin mbi kokat e tyre tezgat e mbushura me hallvë trahana, me susam, apo me hallvëkockë të
bardhë, me sulltan soxhuk, me stapka sheqeri dhe mollë sheqeri të ngịyera në shurup, ata e ulnin tezgën me kujdes mbi kambalecë
të drunjtë dhe na gostitnin”
(Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 54)
Por nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Korça të mësyhej nga një dyndje e madhe njerëzish ashtu
siç ndodhi në viteve 1860. Vllehë, banorë të fshatrave, larg dhe afër, romë dhe egjiptianë, me lekë ně
dorë, nxitonin të blinin truall, për të ngritur në Korçë shtëpinë e tyre. Mitropolia dhe banorë
ortodoksë kishin nxjerrë në shitje pronat e veta.
Të parët që mbërritën në Korçë ishin vllehët. Ata zunë vend në kodrat e qytetit të quajtura “kodrat e vreshtave”, vendi më i bukur që kishte Korça. Gjithë qytetin e kishin në pëllëmbë të dorës.
Lagjja e sapokrijuar mori emrin ”Barç”. Blerja e trojeve duhet t’u ketë kushtuar shumë. Ndokush
që dëshironte të merrej me
blegtori i kishte të gjitha
mundësitë. Sipër kodrave
gjendeshin kullota pa fund
burime me ujë të ftohtë, pyje dhe pamje befasuese.
Vangjush Ziko shkruan për
ardhjen e vllehëve:
”Vllehët, të zbritur nga vargmalet përreth, të Moravës, të Gramozit,
të Voskopojës, apo të ardhur nga Frashëri dhe Myzeqeja, u vendosën, kryesisht, në lagjen
lindore të qytetit, në lagjen Barç, sepse kishin pranë kullotat e kodrave të qytetit, korijet dhe pyjet e Moravës, ku mund të kullotnin bagëtinë, dhentë e dhitë”
(Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 31)
Pas vllehëve, mbërritën banorë të tjerë të ardhur nga fshatrat. Ata u vendosën në bregun e djathtë të përroit të kishës së Shën Gjergjit.
(Në këtë kohë bulevardi “Shën Gjergji” ishte një përrua i thellë)
Mbi tokat që kishin qenë ara, lëndina dhe kopështe bostanesh ngritën shtëpitë e tyre. U formua kështu “Lagjja e Re”. Deri në këtë
kohë, Korça vazhdonte të
përbëhej nga dy pjesë: nga vetë qyteti ku banonin myslimanët dhe nga fshati Peskëpi ose Varoshi,
ku jetonin ortodoksët, por meqenëse tokat që shiteshin ishin të Mitropolisë gjithë blerësit ishin ortodoksë. Vangjush Ziko, rrëfen nga erdhën banorët:
“Emrat-mbiemrat, që e kanë
prejardhjen nga rrethi i Korçës, përbějnë 80% të numërit te përgjitshëm, pastaj vijnë ata me
prejardhje nga Kolonja dhe shumë më pak nga Pogradeci edhe më
pak akoma nga Prespa (Liqenasi), nga Frashëri apo nga Labëria, gjer
prej Veriut të Shqipërisë..”
(Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 158)
Në këtë kohë mbërritën edhe romët dhe egjiptianët. Ata që i përkisnin besimit ortodoks u vendosën përreth kishës së Shën
Mërisë; lagjja mori emrin
“Katavarosh”, kurse ata që i
përkisnin besimit myslimanë u vendosën në dalje të pazarit të Korçës. Lagja u quajt “Radanec”.
Ziko flet edhe për origjinën e egjiptianëve:
“Thuhej se të parët e tyre kishin ardhur prej kohësh që nuk mbaheshin mend, nga Egjipti.
Edhe ata vetë e lidhnin emrin e tyre me emrin e kětij vendi arab të Afrikës.. Miku im Resuli, banor i
Kullës së Hirit, arsimtar dhe i pasionuar pas teatrit, duke biseduar për këtë problem, vite më vonë, këmbëngulte me pasion e me mburje se fisi i tyre e ka prejardhjen nga lashtësia
mitologjike, se edhe Hefesti
çalaman dhe i pakēt, kovaç i Olimpit të perëndidve, kishte të tillë ngjyrë..”
(Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 33-34).
Hapësira e tokave që doli në shitje ishte mjaft e gjerë: arat, kopështet, livadhet, lëndinat fillonin te çezmat e arave, (sot lulishtja “Themistokli Gërmenji”).
vijonin drejt kishës së Shën
Gjergjit e zbrisnin deri poshtë te kisha e Shën Mërisë, pa llogaritur
“kodrat e vreshtave”, që u blenë nga vllehët.
Territori i mësipërm gjendet i përshkruar nga shtypi”. Një i moshuar, nẻ vitin 1917, tregonte:
Deri në vitin 1860, “Në xhadenë e “Shën Gjergjit” ishte një përrua i thellë, që atje kullonin ujërat dhe
si zbriste afër kazinos (viti 1917, kur u dha děshmia), merrte më të mëngjër e derdhej në lumẽ. Që nga shtëpia e Cales dhe gjer në
“Shën Gjergj” ishin bostane. Gjeni- mëhalla që quhet, ishin ara, sikurse edhe “Barç-mëhalla” (ishin ara). “Shën Gjergji” (ishte)
një kishë e vogël fort dhe në hapësirë. sikurse ianë kishat e katundeve. Ku qëndron kazinoja sot, (viti 1917), ishte poçaranë
dhe më tej s’kishte as farë
magazine. Pazari dhe tregtia bëheshin në çarshi të vjetër që quhej měhalla nga peshku dhe rrotull”.
(Gazeta “Adriatiku” 9 shkurt 1917).
Arsyet pse kisha nxori në shitje trojet e saj, nuk i njohim, por ekziston mundësia që në këte
kohë, kisha dhe banorët
ortodoksë të kenë qenë në
vështirësi ekonomike. Më 5 mars 1826, Mitropolia doli me vendimin që kostumit të dhëndërit dhe të nuses t’i hiqeshin qëndismat prej
ari: “Sipas dokumentit të kësaj mbledhjeje, shkruan studiuesi llo Mitkë Qafëzezi, “rrobat e dasmavet të ngarkuara me jar; prika që paska qenë lart nga 500 grosh, festja e e kuqe kuqe e nuses me
xhufkë 100 drehemllëke e
ngarkuar me florinj shumë në gushë, e vëthë të shtrenjtë, këmishët të qëndisura; çorapet e
bardha (të leshta doemos), të thurura me lule të mëndafshta (me ibërishim) në majrat e në thembrat, ishin bërë të papërballueshme financiarisht”
(“Gazeta e Korçës”, e martë, 13 gusht 1935).
I njëjti vendim, me pak
përmirësime, u mor sërish në vitin 1835. Sipas studiuesit llo Mitkë
Qafzezi, “vendimi mësipërm qëndroi në fuqi deri në vitin 1835, kur Mitropolia pati një vendimmarrje tjetër, I cili C
něnshkrua nga 32 veta. Vendimi i dytë solli disa pěrmirësime të vogla ku prika mund të shkonte
nga 200 gjer më 700 grosh. (Ne vitin 1935 kjo shumë kishte vlerën
(7 napolonave) përfshi ketu
kollanin e krisaftë të nuses dhe kukumblaqin (e dhëndrit) etj”.
(“Po aty, “Gazeta e Korçës”, e martë, 13 gusht 1935).
Kufizimet mbi shpenzimet e rrobave të dhëndrit dhe të nuses, mbi dhuratat, lindjet, fejesat, martesat dhe vdekjet u konfirmuan edhe një herë tjetër në vitin 1905
(P. Pepo, “Materiale dokumentare për ambientin shoqëror të Varoshit, f. 183-194).
Pra, për banorët e Varoshit te Korçës nuk pati kohë të artë per një kohë të gjatë. Veç sa më sipër, Mitropolia po pergatitej që në vendin e kishës së vogël të Shën
Gjergjit, të ngrinte një kishë të madhe.
“Nga të dhënat e kodikut të
Korçës měsojmë se të krishterët e Korçës mendonin të ndërtonin një
kishë më të madhe, për të
përmbushur nevojat e komunitetit dhe më 1874 filluan punimet për ndërtimin e saj. Në vitin 1881 banorët e Korçës, me lejen e autoriteteve osmane, shembën
kishën e vjetër dhe filluan
punimet, të cilat u ndërprenë dy herë. Herën e parë u ndërprenë për shkak të pafuqisë ekonomike
të komunitetit..” (Ndërtimi i
kishës përfundoi në vitin 1885).
(Andi Rrëmbeci, Kodiku i Mitropolisë së Korçës dhe
Selasforit).
Por, shitja masive e trojeve mund të ketë ndodhur edhe për arsye të tjera. Kisha greke e Korçës mund të ketë synuar tërheqjen e banorëve ortodoksë të fshatrave me qëllim që popullsia e Varoshit të krijonte epërsi mbi popullsinë e qytetit të Korçës, të cilët ishin myslimanë. Të njëjtën gjë bëri edhe ushtria greke. Gjatë viteve 1913-1914 solli me dhunë në Korçë rreth 20 mijë banorë ortodoksë nga fshatrat, por për shkak të zisë së bukës dhe bombardimeve, popullsia e Korçës humbi 8000 vetë, ndërsa 6000 të tjerë e braktisën qytetin.
Shitja e tokave nisën më 1847 por blerësit nguronin, sepse tokat ishin larg Varoshit: ‘Më vonë, gjatë viteve 1868-1873 gjejmë akte shitje të shumta trojesh nga kisha për ndërtime banesash, të cilat më parë ishin toka të punueshme, ara ose bostane.
Kjo gjë mund të ketë ndodhur dhe me tokat e tjera përreth qytetit, të cilat nuk ishin prona të kishës.
Dhe me të vërtetë, ndër datat e banesave të kësaj periudhe, vitet 1867-1873 janë më të shpeshta..
(Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 135)
Në vitet ’80 të shekullit XIX
Varoshi, përveç 5 lagjeve të vjetra që kishte patur deri në këtë kohë, (Mano, Qiro, Penço, Manço, Mando), iu shtuan edhe 4 lagje të reja: lagjja “Barç”, “Lagjja e Re” lagja “Kala”, e cila u shtri më të majtë të bregut të përroit të Shën Gjergjit, dhe lagjja “Katavarosh” ose “Varosh i Poshtëm”. Rritja e
popullsisë gjatë kësaj periudhe u bë tepër e dukshme. Në vitet 1870-80 Korça numëronte
10.000-13000 banorë, ndërsa në fillim të shekullit, popullsia e saj shkoj në 15.000 banorë, ndërsa regjistrimi i vitit 1923 zbuloi se popullsia e Korçës kishte mbëritur në 25.598 banorë.
Megjithatë, romët dhe egjiptianët ortodoksë, që u vendosën në lagjen “Katavarosh”, përreth kishës së Shën Mërisë, nuk mundën të qëndronin gjatë në kētë lagje. Gjatë pushtimit grek, (1912-1916), u detyruan të largohen që andej e të vendosen në pjesën e qytetit të Korçës, ku u mirëpritën nga myslimanët. Lagjja e krijuar rishtazi prej tyre mori emrin “Kulla e Hirit” Sipas gojëdhënave, lagjja u quajt kështu për shkak të një hani që gjendej në këtë lagje. Godina e hanit ishte e rrumbullakët, si një oxhak i stërmadh, brenda vetes krijonte një shesh të madh rrethor.
Ata që nuk gjenin dhomë për të fjetuar, ose dëshironin të flinin në oborrin e brendshëm të hanit-kullë, ku paguhej më pak, e kalonin natën duke u ngrohur me zjarr. Për shkak të druve të djegura gjatë natës, çdo mëngjes gjendeshin sasi të mědha hiri. Kjo ishte dhe arsyeja që hani dhe lagjja mori emrin “Kulla e Hirit”. Madje kjo ishte dhe arsyeja pse një mëngjes hani u gjet i djegur Lagja “Kulla e Hirit” duhet të jetë krijuar vite më vonë; kjo kuptohet nga përshkrimi i Pirro Thomos, i cili i referohet librit të Nuçi Naçit, “Korça dhe fshatrat përqark” Lagija “Kulla e Hirit” duhet të jetë
krijuar vite më vonë; kjo kuptohet nga përshkrimi i Pirro Thomos, i cili i referohet librit të Nuçi Naçit “Korça dhe fshatrat perqark” botuar në vitin 1901: ‘Ndonëse më të vogël, rritje pat edhe pjesa tjetër e qytetit, Kasabaja, e cila numëronte lagjen e Tregut, Ratokut, Qoshkut dhe Dredhës, të cilat më vonë dalin me emrat Lagjja e Lumit, Sahatit, Qoshkut dhe e Radanecit” (Piro Thomo, “Korça, urbanistika
dhe arkitektura”, f. 136)
Pra, nga sa shihet më sipër, lagja ‘Kulla e Hirit”, nuk ekziston ně lagjet e Kasabasë (qytetit), gjë që
do të thotë se ajo u krijua vite më vonë, kur romët dhe egjiptianët ortodoksë u shpërngulën nga “Katavaroshi”. Gjithsesi, të gjithë botuar në vitin 1901:
‘Ndonse më të vogël, rritje pati edhe pjesa tjetër e qytetit, Kasabaja, e cila numëronte lagjet e Tregut, Ratokut, Qoshkut dhe Dredhës, të cilat më vonë dalin me emrat Lagja e Lumit, Sahatit, Qoshkut dhe e Radanecit”
(Piro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 136)
Pra, nga sa shihet më sipër, lagjja “Kulla e Hirit”, nuk ekziston në lagjet e Kasabasë (qytetit), gjë që do të thotë se ajo u krijua vite më vonë, kur romët dhe egjiptianët ortodoksë u shpërngulën nga “Katavaroshi”. Gjithsesi, të gjithë banorët që erdhën në Korçë gjatë viteve 1860 i blenë trojet me lekë në dorë, gjë që ka mbetur e shkruar edhe në akt-shitjet e asaj kohe. Kjo është historia e banorëve që erdhën në vitet 1860.