Goditet një rast kontrabande në doganën e Kapshticës – arrestohet transportuesi, procedohet penalisht doganieri

HomeUncategorized

Goditet një rast kontrabande në doganën e Kapshticës – arrestohet transportuesi, procedohet penalisht doganieri

Ndalon së rrahuri zemra e vajzës 6-vjeçare nga Maliqi, e mbijetuar e zjarrit tragjik
Tragjedi në Velçan të Pogradecit: Rrufeja i merr jetën bariut dhe 20 krerëve bagëti
Agjencia e Shërbimeve Publike/Kush i shkakton zjarret dhe cilat janë veprimet kryesore gjatë zbulimit të zjarrit në pyje/kullota. (Masat që duhet të merren).

Një tjetër rast kontrabande është goditur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në qarkun e Korçës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e kontrabandës.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin “Kapshticë–Bilisht” një automjet të drejtuar nga shtetasi N. J., 53 vjeç, banues në Greqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, janë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, që dyshohet se janë futur në territorin shqiptar pa kryer procedurat doganore të zhdoganimit.

Në vijim të hetimeve:

  • u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
  • u nis procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasit N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrimet ligjore të zhdoganimit të mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë me operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, si dhe me ndëshkimin e çdo rasti abuzimi me detyrën.