Goditet kontrabanda në Kapshticë, arrestohet 54-vjeçari nga Korça
Korçë – Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, duke goditur një tjetër rast kontrabande në hyrje të territorit shqiptar.
Shërbimet e Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacione operative, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet në Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit me drejtues shtetasin A. I., u konstatuan një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pa dokumentacionin përkatës shoqërues.
Në përfundim të veprimeve procedurale:
- U arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë;
- U sekuestruan medikamentet dhe veshjet në cilësinë e provës materiale;
- U sekuestrua gjithashtu automjeti me të cilin transportoheshin mallrat.
54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
📌 Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë për paligjshmëri.
