Fruta-perimet vijnë nga jashtë, sasia e importeve 70% më e lartë krahasuar me 2023

HomeActual

Fruta-perimet vijnë nga jashtë, sasia e importeve 70% më e lartë krahasuar me 2023

E rëndë në Maliq/Një 68-Vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.. 
Korçë/17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza
53-Vjeçari nga Vreshtasi ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Vendi ynë ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70% më shumë prodhime se vitin e kaluar.

Tregu vendas po furnizohet nga prodhime bujqësore të importit. Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në 3-mujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70% dhe ato të frutave 50 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, eksportet e perimeve, në sasi u rritën me 15% në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve ishte më e fortë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80%.

Në tërësi, importet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm këtë vit. Në periudhën janar-mars 2024, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 22%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10 %, ndërsa eksportet qëndruan në vendnumëro, nga rritjet dyshifrore përgjatë dekadës.

Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend.

Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit.

Prodhimi vendas vitin e kaluar u shit me çmime të larta, pasi kërkesa nga hotelet dhe restorantet u rrit ndjeshëm nga zhvillimet pozitive në turizëm.