Gjykata e Fierit në datën 26 shkurt do të japë pretencën për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim.
Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, të cilët do të bëjnë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.
Këngëtari akuzohet se ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Ngjarja ka nisur në vitin 2021 ku prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shettasit F.A pais ishin të pajustfikuara nga ana ligjiore.
Srejtësia e akuzon këngëtarin Luiz Ejlli se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
“Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, thotë Prokuroria./ CNA