Festa e Bukës së Re – Drithas

HomeUncategorized

Festa e Bukës së Re – Drithas

Maliq/Vihet në pranga një shtetas që posedonte 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” vijoi natën e mbrëmshme me një shfaqje të veçantë nga Ukraina.
Arian Jaupllari/ Emri që bashkon të gjithë qarkun e Korçës në 11-Maj.

Agjencia e Shërbimeve Publike, Sektori i Trashëgimisë Kulturore Turizmit dhe Arteve, pranë Bashkisë Maliq, ju fton në një mbrëmje të veçantë plot traditë, muzikë dhe gëzim komunitar:

🎉 Festa e Bukës së Re 🥖
📍 Sheshi i fshatit Drithas, Njësia Administrative Libonik

  12 gusht

🕗 Ora 20:00

🌾 Një festë për të nderuar tokën, punën dhe trashëgiminë tonë, ku kënga e vallja bashkojnë breza dhe zemra.

🎤 I ftuar special: Këngëtari Dule Malindi, me zërin e tij të njohur do të ndezë atmosferën me këngë të bukura popullore.

🪗 Sektori i Trashëgimisë Kulturore Turizmit dhe Arte do të sjellë këngë dhe valle popullore që ruajnë gjallë identitetin dhe shpirtin e krahinës sonë.

🌍 Pjesëmarrja e emigrantëve ndër vite ka qenë gjithmonë e lartë dhe mbresëlënëse. Edhe këtë vit i ftojmë me zemër të jenë pjesë e kësaj feste të dashur, për të ndarë çaste gëzimi me familjarët dhe bashkëfshatarët.

🎊 Ejani të gjithë – të rinj, të moshuar e miq nga larg – të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës tradicionale dhe aromën e bukës së re! 🎵🥖

Mos mungoni! 🤗

FestaEBukës #Drithas2025 #TraditaNaBashkon #Nj.A.Libonik #DuleMalindi #TrashëgimiKulturore #EmigrantëtNëAtdhe #BashkiaMaliq #AgjenciaESherbimevePublike