ERGET CENOLLI/ A KA NDONJË SHKENCËTAR SHQIPËRIA..?

HomeActual

ERGET CENOLLI/ A KA NDONJË SHKENCËTAR SHQIPËRIA..?

Një qytetar ka ngritur shqetësimin që kërcënon sigurinë e drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Maliq/Një 16-Vjeçare largohet nga banesa, ja detajet e policisë
E trishtë/Një 44-Vjeçar nga Pirgu në afërsi të ish-banesës së tij dyshohet të jetë vetëvarur

24 orë më parë u shpërnda lajmi për zbulimin e liqenit nëntokësor më të madh në botë me ujëra termale. Sipas agjencive të lajmeve, ky zbulim u bë nga disa shkencëtarë çekë, të cilët e shpërndanë nëpër botë.
Para dy vjetësh nga revista Science u shpërnda lajmi se Gjuha Shqipe i ka fillesat rreth 6-mijë vite më parë dhe ky lajm erdhi nga shkencëtari gjerman, Paul Heggarty.
Rreth 2 – vite më parë nga shkencëtarët zviceranë u shpërnda në botë lajmi se në Lin është palafiti më i vjetër në Europë.
Pak vite më parë zonja Luçia Nadin u zbulua një letër që mendohet se Aleksandri i Madh u dërgonte Shkodranëve.
Rreth 10- të vite më parë në Vashtëmi u zbulua, ferma më e vjetër në Europë, ky zbulim u bë nga Susan E Allen nga SHBA.
Kështu mund të rreshtonim me dhjetëra zbulime në Shqipëri të zbuluara dhe lajmëruara prej studiuesve dhe shkencëtarëve të huaj.
Vetvetiu lind pyetja: A ka shkencëtarë Shqipëria që mund të eksplorojnë këtë “minierë ari” kulturore që është fshehur në këtë cep të Dheut?
Faktet tregojnë se nuk ka pasi këtu mbizotërojnë profesorët kallp me tituj të marra me rrugë partiake apo korruptive.
Së dyti të ashtuquajturit studiues me tituj e grada, që janë në moshë të thyer apo gjysmë të thyer, janë po kallp, se i kanë fituar ato nëpërmjet besnikërisë ndaj institucioneve komuniste para 90-ës dhe jo nëpërmjet punës shkencore.
Kjo ka bërë që thesaret e shkencës sonë t’i zbulojnë të huajt dhe jo vendasit.?