ERGERT CENOLLI/MIELLI DHE BUKA DY FJALË NDOSHTA NEOLITIKE

HomeActual

ERGERT CENOLLI/MIELLI DHE BUKA DY FJALË NDOSHTA NEOLITIKE

Masat për “kokat” e krimit, të arrestuarit nga 7 grupe kriminale dalin para gjykatës
“Reshje të vazhdueshme dhe intensive”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për ditët në vijim, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat: Duke filluar nga dita e martë…
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë një shtetas nga Maliqi..

Gruri është një bimëz e kultivuar prej njeriut të Neolitit, në Devollin e Madh që sot quhet Fusha e Korçës, por që asnjlherë s’ka qenë fushë, por një gjol i madh e i begatë.
Kultivimi i grurit, siç tregojnë zbulimet e arkeologëve, doemos që është shoqëruar edhe me gatimin e bukës. Një çerep Neolitik ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Korçës.
Gatimi i bukës patjetër që ka dashur një fjalor të lidhur me këtë veprimtari, pasi bukëgatimi nuk mund të bëhej “pa folka” ( pa folur), siç thuhet nga Korça.
Mielli dhe brumi janë dy fjalë të tejmoçme që vijnë nga Proto-Shqipja dhe edhe më thellë me Proto-Indo-Europianishten. Kështu thuhet në fjalorët etimologjikë:

  1. MIELLI-From Proto-Albanian *melwa, from Proto-Indo-European *melh₂-wo-m, from *melh₂- (“to grind up”), close to German Mehl (“id”), Greek μύλος (mýlos), Latin molere. Compare also Romanian mălai. Ultimately a doublet of mëllë.
  2. BRUMI-From Proto-Albanian *bruma, from Proto-Indo-European *bʰréwmn̥, from the root *bʰrew(h₁)- (compare Old English Burme (“leaven”), Latin fermentum (“leaven, yeast”)), from *bʰrewh₁- (“to boil, seethe”) (compare English brew).
    Pra, siç e shohim, këto fjalë janë përdorur, prej shqiptarëve të tejlashtë, pothuaj ashtu siç përdoren prej nesh në ditët e sotme.
    Ju bëftë mirë buka në tryezë!