Emërohen drejtuesit e rinj në Bashkinë Devoll

HomeUncategorized

Emërohen drejtuesit e rinj në Bashkinë Devoll

Incident në qendrën e votimit në Pogradec! Eksponenti i PD-së godet komisionerin socialist, dyshohet se ka fyer dhe një qytetare
Përndjekje dhe dhunë me mjet prerës në Maliq
Lamtumirë Doktor Ahmet Hoxhallari – një zemër e madhe që pushoi së rrahuri, por do të kujtohet përgjithmonë!

Në Bashkinë Devoll janë zyrtarizuar emërimet e reja në drejtimin e njësive administrative dhe strukturave drejtuese.

Dy nënkryetarët e rinj të bashkisë janë Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha.

Ndërkohë, rikthehen si administratorë Marjol Babi, në Njësinë Administrative Miras, dhe Riku Hysi, në Njësinë Administrative Qendër.

Në Njësinë Administrative Hoçisht është emëruar Jonida Temo.

Këto ndryshime synojnë të sjellin energji të reja në administratën vendore dhe të rrisin efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarëve të Devollit.