E trishtë/Digjet një banesë në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare

HomeUncategorized

E trishtë/Digjet një banesë në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftim për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit
Ngjarjet më të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Pogradec/18-Vjeçari hyn të vjedhë në shtëpinë e Xhaxhait të tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një zjarr i rënë në një banesë ka shkaktuar humbjen e jetës së një gruaje të moshuar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në lagjen nr. 15 të qytetit. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja Fluturie Potka, 73 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi dhe djegiet, ndërsa paraprakisht mendohet se zjarri ka nisur nga djegia e një jorgani të lidhur me energjinë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa kanë nisur procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.