E Trishtë/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident të rëndë në Itali (Bari)

HomeActual

E Trishtë/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident të rëndë në Itali (Bari)

AGSH: “Situatë alarmante në RTSH, bashkëpunëtorët e jashtëm prej muajsh pa pagesë”
Aksident në aksin Maliq–Moglicë, dy persona në spital
Jole/Në fshatin Sheqeras me fermerin e ri Enea Xhone dhe mekanizatorët Ordi dhe Denisi që kanë në pronësi tre autokombajna

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth mesnatës, në zonën e Barit ku janë përfshirë 3 makina.
Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, drejtues të dy prej automjeteve.

Bëhet fjalë për një shqiptar 19-vjeçar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti. Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar.

Zjarrfikësit që punuan deri në mëngjes dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit.