E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)

HomeActual

E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)

Korçë/Nga kontrollet e shtuara në subjekte të ndryshme, Policia konstaton një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.
Maliq/Një shtetas nga Liboniku në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër
Changes in the State Police, Rrumbullaku orders new transfers and appointments

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë. 

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas policisë 33 vjeçari Emiljano Bahollari kishte probleme të shëndetit mendor.