DVP Korçë/Arrestohen 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

HomeActual

DVP Korçë/Arrestohen 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Ishte shpallur në kërkim, ndalohet në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas
Maliq/Një shtetas vetëplagoset me armën gjahu në banesën e tij
Është hedhur ditën e sotme në ambientet e FSHF, shorti për kalendarin e sezonit futbollistik 2024-2025

DVP Korçë/Arrestohen 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr në fshatin Sovjan, në  banesën e shtetasit D. R.,  55 vjeç, iu informojmë se Specialistët e Hetimit të  Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë 55 vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës.

Po nga ky Komisariat  u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. H., 38 vjeç, banues në fshatin Beragozhd, Pogradec, pasi u kap në fshatin Podgorie, duke transportuar me kamionçinë, 5 metër sterë lëndë drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Hetimit të Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin D. E., 18 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 telefona dhe një automjet.

Sektori i  Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit :

– R.M., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, D. B., 41 vjeç, dhe A. G., 42 vjeç, banues në Pogradec dhe Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

* L. S., 20 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit” pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasin I. S., 62 vjeç, banues në Rëmbec, dhe 3 bagëti të imta. 63-vjeçari po merr mjekim në spital. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i aksidentit por u identifikua dhe u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. G., 36 vjeç, dhe K. G., 39 vjeç,  pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me  grusht në fytyrë një 38 vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ,për veprime të mëtejshme.