Aksi rrugor “Librazhd–Pogradec” është bllokuar plotësisht për shkak të situatës së rënduar të trafikut, duke pamundësuar çdo lloj qarkullimi në këtë segment.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të bllokimit të plotë, nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, mjetet e policisë, zjarrfikëset, si dhe këmbësorët.
🔁 Akset alternative për qarkullimin e mjeteve
🔹 Për autoveturat:
• Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
• Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
🔹 Për mjetet e tonazhit të rëndë:
• Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Policia Rrugore ndodhet në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe për monitorimin e situatës, ndërsa apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe udhëzimeve të dhëna nga uniformat blu.
📞 Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
