Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë.
Ai akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”. Sipas Policisë, 42-vjeçari ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, me detyrë inspektor në OSHEE, me pretendimin se dy muaj më parë i kishte ndërprerë energjinë elektrike për shkak të debisë.
Më pas, N. T. ka shkuar në banesën e 24-vjeçarit, ku e ka fyer dhe ka tentuar të godasë babanë e tij.
