Arjan Jaupllari/Faleminderit nga zemra Korça, Maliqi, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Pusteci!

HomeActual

Arjan Jaupllari/Faleminderit nga zemra Korça, Maliqi, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Pusteci!

Maliq/Një shtetas ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar lëndë helmuese, ja gjendja e tij..
Djaloshi nga Maliqi Vlerësohet me Çmimin e Dytë në Konkursin Poetik ” Fjala Poetike 2024″ zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana. 
Çudirat të futbollit shqiptar, në Maliq mysafirët e Delvinës i drejton mjeku i ekipit pasi trajneri është në “rrjetën” e SPAK

Rreth 7500 vota besimi janë një nder i madh dhe një përgjegjësi që do ta mbaj me përulësi dhe përkushtim. Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë mbështetje që më renditi si i treti më i votuar në gjithë qarkun, një rezultat që flet vetë dhe që më mbush me krenari!

Kjo ishte një fushatë e ndërtuar mbi besimin dhe përkushtimin e njerëzve të zakonshëm, pa zhurmë, por me shpirt. Faleminderit të gjithëve ju që punuat pa interes, që ndatë kohën dhe energjinë tuaj për këtë rrugëtim të përbashkët. Mbështetja juaj ishte forca ime më e madhe.

Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh Kryeministrit Edi Rama, për besimin që pati tek unë dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj gare nderuese.

Kjo është një fitore historike për Partinë Socialiste, që tregon qartë se qytetarët duan vazhdimësi dhe zhvillim.

Sipas rezultateve të deritanishme, për shkak të formulës së Kodit Zgjedhor, nuk rezultoj fitues i mandatit, por jemi ende në pritje të përfundimit të numërimit të votave të diasporës, të cilat mund të kenë ndikimin e tyre.

Urime të sinqerta kolegëve që kanë fituar mandatin. Uroj t’i shërbejnë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetarëve tanë.

Unë do të jem gjithmonë pranë jush, i vendosur të mos ndalem, sepse besimi juaj është angazhimi im për të ardhmen.

Me mirënjohje dhe respekt,
Arian Jaupllari