Arbër Male reagim i ashpër pas vendimit për kullotat e Çërravës: “Grabitja nuk është zhvillim, është padrejtësi!”

HomeUncategorized

Arbër Male reagim i ashpër pas vendimit për kullotat e Çërravës: “Grabitja nuk është zhvillim, është padrejtësi!”

Nga Krenar Myrteza “Të rinjtë e dyshkës dhe të posteve edhe këtë vit.”
Zjarr në zonën kufitare të Vernikut, forcat shqiptare dhe greke në gatishmëri – Prefekti Jole: Situata po monitorohet nga afër
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” janë arrestuar këta persona

Pas tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, këshilltari Arbër Male ka reaguar me tone të forta ndaj miratimit të projektvendimit për dhënien me qira të kullotave në fshatin Çërravë.

Në një reagim publik, Male deklaron se bashkë me banorët është përpjekur me çdo mënyrë të ndalojë “grabitjen e tokës, bukës dhe jetesës së tyre për interesa të ngushta”. Ai thekson se banorët kanë protestuar dhe kanë argumentuar me fakte drejtësinë e kërkesave të tyre, por pavarësisht kësaj, “20 këshilltarë bashkiakë i dhanë dritën jeshile kësaj padrejtësie duke injoruar zërin e banorëve”.

“Jo vetëm kaq,” shton Male, “ata guxuan të hedhin baltë mbi banorët e shqetësuar, sikur të donin t’u thoshin: ‘Ne jemi zotët e qytetit, pronarët e tij. Ju marrim tokën, bukën, kullotat… dhe duhet të thoni faleminderit!’”.

Këshilltari i opozitës e cilësoi vendimin si një akt arbitrar, duke theksuar se “grabitja nuk është zhvillim, por padrejtësi”, ndërsa paralajmëroi se banorët nuk do të dorëzohen.

“Banorët e Çërravës nuk do të heshtin, sepse nuk ka karton që mund të shuajë zërin e drejtësisë”, përfundon reagimi i tij.

Reagimi i plotë i tij:

U përpoqëm me çdo mënyrë, bashkë me banorët e Çërravës, të ndalonim grabitjen e tokës, bukës dhe jetesës së tyre për interesa të ngushta !
Protestuam, argumentuam, bindëm opinionin publik se kërkesa e banorëve është e drejtë, jetike dhe e domosdoshme.
Por sot, 20 këshilltarë bashkiakë i dhanë dritën jeshile kësaj padrejtësie duke injoruar zërin e banorëve.
Dhe jo vetëm kaq , ata guxuan të hedhin baltë mbi banorët e shqetësuar, si për t’u thënë:
“Ne jemi zotët e qytetit, pronarët e tij. Ju marrim tokën, bukën, kullotat… dhe duhet të thoni faleminderit!”
Por grabitja nuk është zhvillim ,është padrejtësi!
Banorët nuk do të dorëzohen, sepse nuk ka karton që hesht zërin e drejtësisë!