Agresioni rus/ Presidenti Begaj: Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës

HomePolitics

Agresioni rus/ Presidenti Begaj: Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës

Zv. Ministri Arian Jaupllari zhvilloi një takim me fermerët e qarkut Korçë për prezantimin e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025.
Arjan Jaupllari/Maliqi është një zonë punëtore që meriton shumë..
Vasil Steriofski/Ishte një kënaqësi të jem pjesë e një interviste për lajmet e SCAN TV

Dy vite nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen për popullin ukrainas.

Në një mesazh në këtë 2-vjetor të luftës, kreu i shtetit shqiptar thotë se Rusia ka kryer agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjia jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shprehet Presidenti Begaj.

Mesazh mbështetje për Ukrainën bëri edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani.