I ra zjarri në banesë, lëndohet nga flakët një 82 vjeçar

HomeActual

I ra zjarri në banesë, lëndohet nga flakët një 82 vjeçar

Tensione të reja: Irani përmend bazën e MEK në Shqipëri mes paralajmërimeve të fundit
Arrestohet një 27-Vjeçar me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”…
Një fotografi që rrëfen historinë e mbijetesës së popullit Selk’nam

Kolonjë/Informacion paraprak

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.