“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN është i rrezikshëm, hakerat do bëjnë namin

HomePolitics

“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN është i rrezikshëm, hakerat do bëjnë namin

Rama mbledh nesër kryesinë për të zyrtarizuar listën e kandidatëve në zgjedhje
AMIE mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj – përfaqësim dinjitoz i të drejtave të Maqedonasve në Shqipëri
“Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta”, Spiropali-deputetëve të opozitës: Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muajt të këtij teatri dhe cirku, dua t’u…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Sy m’sy” duke lajmëruar se ka përfunduar procedura për mbylljen e platformës Tiktok në telefonat ‘smart’.

“Mirmëngjes nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni. Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

top-channel