Shqipëria përfiton parafinancim nga BE/ Rama: Shenjë e qartë që po ecim me shpejtësi për t’u anëtarësuar në union

HomePolitics

Shqipëria përfiton parafinancim nga BE/ Rama: Shenjë e qartë që po ecim me shpejtësi për t’u anëtarësuar në union

Zgjedhjet e 11 majit/ Pas plot 7 orësh mbyllet takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik të PS në qarqe
Pogradec/ Rrëzohet vullneti i demokratëve, listat paralajmërojnë përcarje të partisë…
Pranë liqenit, por pa ujë – jo më!

Parafinancimin që përfiton Shqipëria në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama e sheh si rezultat i përmbushjes së detyrave nga qeveria.

“Shpejtësia në marrjen e financimit do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit, se ne nuk kemi program (qesh) të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme. Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga bashkimi Europian për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e agjendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin në infrastrukturë. Besoj se kjo është një tjetër shenjë shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”.

/Top channel