“Kishte falsifikuar licencën”/ Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ndalohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë

HomeActual

“Kishte falsifikuar licencën”/ Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ndalohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
Trajneri i Leos: Analizat mjekësore të Leos ishin të rregullta, ishte në formën e duhur fizike…”
Aksidentohet autobusi ku udhëtonte ekipi i femrave të Skënderbeut, anulohet ndeshja me Tiranën.

Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie

Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës.

Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Top Channel