Çudia te partia e Adriatik Lapajt/ Vendos në listë për deputet edhe të atin

HomeActual

Çudia te partia e Adriatik Lapajt/ Vendos në listë për deputet edhe të atin

Pogradec/Ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 24-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nesër akrepat lëvizin një orë para!
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫

Mesnatën e djeshme përfundoi afati për depozitimin e listave për deputetë për subjektet zgjedhore që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Tanimë, listat janë zyrtare dhe informacionet e listës janë publike. Një ndër partitë pjesëmarrëse është edhe Nisma “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Siç vihet re edhe nga renditja, janë listuar një numër i madh kandidatësh për një parti të re e që merr pjesë për herë të parë në zgjedhje, siç është partia e Lapajt. Çudia me këtë parti është se kreu i partisë ka vendosur në krye të listës të atin.

Sipas renditjes në listën shumëemërore të depozituar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në numrin e 30-të të listës është vetë kreu i partisë, kandidati Adriatik Lapaj, me atësi Ferman, ndëkohë që i ati, Ferman Lapaj është i pari në listë.

Kështu, Lapaj kandidon bashkë me të atin për zgjedhjet e 11 majit. Kush do të marrë më shumë vota?!/CNA