HomePolitics

Jole/Të dashur qytetarë të qarkut të Korçës, miq e bashkëpunëtorë!

Pogradec/ Rrëzohet vullneti i demokratëve, listat paralajmërojnë përcarje të partisë…
Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës
Erget Cenolli – EPIRI SI TOKË “E PIROS”

Shpallja e kandidaturave të PS për zgjedhjet e 11 majit konkretizoi një proces të rëndësishëm përzgjedhjeje për përfaqësimin e qytetarëve.
Urime gjithë kandidatëve të përzgjedhur dhe shumë suksese!

Me mirënjohje të thellë falënderoj çdo mik, bashkëpunëtor, qytetar, socialist dhe jo vetëm, për vlerësimin në mesazhet dhe telefonatat e orëve të fundit, që më bënë të kuptoj se më kishin menduar mes përfaqësuesve të mundshëm. Pavarësisht se nuk jam pjesë e listës për arsye që nuk varen nga unë, angazhimi im për qytetin dhe qarkun tonë mbetet i palëkundur. Politika nuk është vetëm një mandat, por mbi të gjitha një përgjegjësi për t’ju përfaqësuar me ndershmëri dhe përkushtim.

Unë do vazhdoj të jem pranë jush, të dëgjoj shqetësimet tuaja dhe të kontribuoj për punë të mira që do t’i realizojmë bashkërisht. Besimi dhe mbështetja juaj më motivojnë të vijoj përpjekjet për punë të mira.

Suksese të gjithëve për fitoren e 11 majit! Për Shqipërinë. 🇦🇱

Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju!