Esmerald Xhafa/Ra ky mort dhe u kujtuan.

HomeUncategorized

Esmerald Xhafa/Ra ky mort dhe u kujtuan.

Saimir Kodra e paditi per shpifje, Egla Ceno i pergjigjet nga Big Brother: Miresevjen ne gjykate!
Maliq/31-vjeçari dyshohet se ka kanosur me fjalë një 56-vjeçar.
Ushtron dhunë ndaj vjerrës së saj, procedohet 25-vjeçarja

Ra ky mort dhe u kujtuan.

Që nga momenti I arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë kanë dalë të gjithë aktorët, jo ata të skenës por ata të fushës së jurisprudencës, Ministra Drejtësie dh eish Ministra të cilët kritikojnë këtë mënyrë arrestimi , këtë masë e cila është masë ekstreme e heqjes së lirisë për një person të dyshuar për kryerjen e një veepre penale, dhe të mendosh që edhe ata të cilët kanë qenë krijuesit e reformës në Drejtësi dolën dhe e kritikojnë.

Po po edhe ata të cilët e krijuan, por unë dhe shumë kolegë të tjerë e kemi thënë me dhjetra herë në forume dhe në studio televizive abuzimin që bëhet me masën e sigurimit “Arrest në burg”, për mos aplikimin e masave të tjera të sigurimit dhe plot shkelje.

Pse nuk keni dëgjuar juve zotrinj ligjvënës kur ne kemi folur për të njëjtin fenomen, kur kemi kritikuar të njëjtat shkaqe , apo se ne flasim për popullin dhe juve nuk është se e vini ujin shumë në zjarr.
E pra , në këtë rast dolët dhe folët, ku me të drejtë dhe ku pa të drejtë por ju skeni të drejtë të ankoheni për atë që vetë keni ndërtuar, për të bërë zap popullin, për ta nënshtruar apo për ta përdorur si kamzhik ndaj kundërshtarëve tuaj politik.

E tani mbytuni në atë që keni ndërtuar vetë , dhe mos u qani , se edhe fëmijët e atyre të arrestuarve që janë në burg, se skanë paguar energjinë elektrike, që kanë varur edhe veten në burg, pë rata që kanë ndërtuar pa leje një kasolle për bagëtitë e tyre, ata që rrezikojnë për të siguruar të ardhura për familjen e tyre kush duke ndihmuar personat e huaj për të hyrë në vendet e BE, apo duke transportuar lëndë narkotike, edhe fëmijët e tyre nuk ka patur kush ti shpejrë në shkollë apo në kopësht, në kopshte shtetërore, dhe mbeten pa bukë në shtëpi ndryshe nga djali I lalit, që nuk I mbetet barku bosh, pse nuk jeni ngritur dhe të mbani të njëjtin qëndrim edhe për kundërshtarët tuaj kur ata janë arrestuar.

Epo po nuk u kujtove kur e keqja godet mbi qytetarin tënd, mbi komshiun tënd, ske gojë të flasësh kur të bien ë derën tënde.