Vendimi/83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

HomeActual

Vendimi/83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

Stilian Belishta/Zboqëria – Troje të lashta me histori të gjallë
Dy drejtorë, një Përgjegjës dhe një Specialist në Bashkinë Korçë, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme..
Vasil Sterjovski, një zë i rëndësishëm për komunitetin maqedonas në Shqipëri dhe një figurë e përkushtuar në politikë dhe akademi.

83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

Picture

Gjykata e Korçës ka dënuar 4 persona për vrasjen e Martin Çeços. Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të.

​Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu e tyre Bledi Angjo me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.

Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn.

Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, mësojmë se 4 personat u dënuan për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

​Vendimi u dha nga gjyqtaret Luljeta Kole, Eglantina Mikani dhe Gentiana Shukullari, ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Ledjana Shkurti.

Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt në Facebook.

​Sipas tyre nuk vërtetohet se Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit të shkallës së parë.