Aksident në afërsi të fshatit Zëmblak..

HomeActual

Aksident në afërsi të fshatit Zëmblak..

Korçë/Dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim
Korçë/Transportonin me qëllim shitjen, 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Devoll/32-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, “Benz”, me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip “Peugeot “, me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip “Peugeot”.
Ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.